Fëmijët prizrenas me karies dhe vështirësi në shikim

10.04.2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fëmijët prizrenas me karies dhe vështirësi në shikim

Derisa prindërit mund të kenë dijeni për problemet stomatologjike të fëmijëve të tyre, për shkak se dhëmbët e prishur mund të shihen, shumë nga familjarët prizrenas kanë mësuar për një shqetësim tjetër që kanë fëmijët e tyre nëpër shkolla. Vizita sistematike shëndetësore që prej disa vitesh realizohen nëpër institucionet shkollore të komunës kanë treguar se një numër i konsiderueshëm i fëmijëve po kanë vështirësi në të parë, ndërsa disave tashmë u është rekomanduar bartja e syzeve dhe vizita specialistike te oftalmologët.

Drejtoria komunale për Shëndetësi në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) prej tri jave kanë nisur vizitat sistematike të disa grupmoshave të fëmijëve të këtushëm, që ka për qëllim kontrollin shëndetësor dhe zbulimin e anomalive eventuale. Me këtë rast pritet që kontrollit mjekësor t’i nënshtrohen mbi 9.000 nxënës, apo rreth 98 për qind e fëmijëve të grupmoshave 7, 11 dhe 15-vjeçar.

Shikimi po dëmtohet nga kompjuterët, TV-ja, telefonat…

Dr. Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së në Prizren ka thënë për “Zërin” se përvoja e vitit të mëparshëm ka treguar se pjesa më e madhe e fëmijëve apo 90 për qind e tyre kanë probleme me dhëmbë, gjegjësisht kanë një apo më shumë dhëmbë të prishur.

Sipas tij, një problem tjetër që është vërejtur në kontrollet e para në terren sivjet ka të bëjë me problemet që kanë fëmijët me shikimin. “Mjekët në raportet e para kanë paraqitur si çështje problematike atë që ka të bëjë më vështirësitë që kanë fëmijët me shikimin, ndërsa kjo mund të jetë nga pasojat që mund të ketë qëndrimi i gjatë para kompjuterëve, televizorit,  pastaj përdorimit të telefonit apo aparateve të tjera të kësaj natyre”, ka thënë Gashi. Ai ka thënë se tash për tash nuk mund të jep ndonjë të dhënë, pasi ato zakonisht nxjerrën në fund të vitit.

Për shkak të kësaj, mjekët kanë bërë thirrje që prindërit gjithsesi t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë gjatë ditëve të parapara për kontrolle mjekësore.

Pohimet e mjekëve i ka vërtetuar edhe drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Nijazi Kryeziu, i cili në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, derisa po diskutohej për projektin që ka të bëjë me vizitat sistematike nëpër shkolla, ka kërkuar nga Zyra për media e komunës, që të jetë më transparente ndaj këtij projekti me qëllim vetëdijesimin e familjarëve ndaj rëndësisë që kanë vizitat sistematike të cilat ai i ka përshkruar si model që duhet ta kenë edhe komunat tjera.

Shqetësimi ngrihet edhe në Kuvendin e Kosovës

“Unë kam përfituar nga një projekt i tillë, pasi pikërisht gjatë këtyre kontrolleve në shkolla ka dalë se djali im ka vështirësi në shikim, andaj probleme të tilla mund të kenë edhe shumë moshatarë të tij por që prindërit të mos kenë dijeni, prandaj duhet të jenë pjesë e projektit, në mënyrë që mjekimi të bëhet me kohë”, ka thënë ai para kolegëve të tij në ekzekutiv.

Problemi i fëmijëve me karies është përmendur edhe në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës gjatë një takimi që dy javë më parë ka pasur me Komisionin përkatës që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Deputetja nga radhët e Nismës, Shukrije Bytyçi, ka thënë se është ndier mjaft e shqetësuar kur ka dëgjuar se rreth 92 për qind e fëmijëve në shkollat e kryeqendrës kanë probleme me dhëmbët.

Pos problemeve të sipërpërmendura, kontrollet mjekësore në shkollat fillore të komunës kanë treguar edhe disa anomali tjera te fëmijët, përfshirë ato me shputa, derisa janë konstatuar shumë raste të mbipeshës, sidomos te gjinia femërore. Një problem tjetër i vërejtur tek fëmijët e kontrolluar gjatë viteve të mëparshme ka qenë edhe anemia, ndërsa rastet më të shpeshta kanë qenë në qytet se sa në fshatra.

Përfaqësues të projektit thanë se rezultatet e kontrollit do t’i dorëzohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në mënyrë që këto të dhëna t’u shërbejnë për përpilimin e strategjive më favorizuese për fëmijët adoleshentë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së