E përditshmja e madhe angleze “The Sun” ka bërë një shkrim me ‘fëmijët e pasur të Shqipërisë’ apo ‘Rich kids of Albania’. Shkrimi bazohet nga fotografitë që i postojnë fëmijët e pasur shqiptarë në ‘Instagram’, përcjell albinfo.ch.
Më herët ka pasur shkrime të ngjashme, edhe me fëmijët e pasur të shteteve tjera.
“Fëmijët e pasur të Shqipërisë i mbajnë tufat e parave në thasë, flenë në dyshekë të mbuluar me para, madje pozojnë me armë”, titullohet shkrimi për fëmijët e pasur shqiptarë.
Disa shembuj janë si Fatmir Hysenbelliu, apo modelja Angela Martini ose Viola Spiro.
“Fëmijët e pasur të Shqipërisë kanë dëshirë të tregojnë lekun. Ata e shfaqin jetën e tyre luksoze në ‘Instagram’. Ata kanë para, kanë makina luksi dhe armë”, shkruan e përditshmja britanike.
Këto disa nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale:



















