William Lawrence, i quajtur Wil, është vetëm një vjeç edhe është një fëmijë me të vërtetë i veçantë: ai është në gjendje të “fluturojë”.
Vogëlushi i prekur nga sindroma daun, jeton në Jutah së bashku me prindërit e tij dhe katër vëllezërit, plus një të pestë që pritet të mbërrijë.
Alan, babai i tij, ka dashur ta rrëfejë historinë e tij përmes një projekti fotografik shumë krijues: falë Photoshop ai i kthen pamjet e jetës reale në poetike, duke shtuar Wil teksa fluturon si një superhero.