Gabriel Gomes nga Brasilia e Brazilit, dallon shumë nga moshatarët e tij, pasi është i gjatë 2.3 metra.
Mjekët kanë kërkuar që 12-vjeçari t’i nënshtrohet një operimi urgjent për të ndaluar rritjen, përndryshe organet e tij do të dobësohen dhe ai nuk mund të jetojë më, transmeton Telegrafi.
Fëmija vuan nga gjigantizmi, një çrregullim i rrallë që shkaktohen nga tumori në gjëndrën e hipofizës. Kjo nënkupton se trupi tij, prodhon hormonin e rritjes më shumë se që duhet.
“Më shqetëson që jam i gjatë, dua të jem sa të gjithë moshatarët e mi. Kam dhimbje të këmbëve dhe shpina më është kërrusur”, ka thënë Gomes, në një dokumentar që lansohet së shpejti.
Gjatësia ka bërë që ai të mos mund të shkojë në shkollë, ndërsa lojën me moshatarë e ka të rrallë sepse nuk përshtatet fiziku tij me të tjerët.
Raportohet se ai është operuar para dy vitesh, ndërsa së shpejti pritet t’i kryhet një intervenim i ngjashëm, por nuk janë dhënë shpresa se do të ketë sukses. /Telegrafi/