Sezoni 2017/18 duket se do të jetë i fundit për Marouane Fellainin me fanellën e Manchester Unitedit.
Belgu është në kërkim të një klubi të ri pasi dëshiron më shumë minuta në fushë.
Sipas Daily Mail, edhe Monaco i është futur garës për mesfushorin shtatlartë.
Nuk përjashtohet mundësia që mes të klubeve me këtë rast të flitet edhe për mbrojtësin Fabinho që pëlqehet shumë nga Jose Mourinho.
Fellaini këtë sezon në Ligën Premier është paraqitur në 13 ndeshje dhe në 428 minuta lojë ka shënuar tre gola.
Sergio Escudero në tentim për të kaluar Fellainin në ndeshjen mes Man Utd dhe Sevillas në Old Trafford (Foto: Getty Images)
Ai ka shënuar dhe asistuar nga një herë në Ligën e Kampionëve, por kjo prapë nuk ka bindur Mourinhon që t’i bëjë një vend atij në formacion startues.
30-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Evertonit dhe Standard Liege. /Telegrafi/

















