Felipe Melo: Interi? Realizimi i një ëndrre

E publikuar: 01/09/2015 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Felipe Melo rikthehet në Itali pas eksperiencës që pati shumë vite më parë me Juventusin. Tashmë ai është zyrtarisht një lojtar i Interit dhe menjëherë pas mbërritjes në Milano për t’u vendosur nën urdhrat e Roberto Mancinit, mesfushori brazilian karikon ambjentin zikaltër.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim sepse Interi është një skuadër ëndrrash. Të luftosh për kampionatin është përherë e mundur”.

Pas dy fitoreve në javët e para ku Melo nk ishte protagonist, duket se optimizmi në kampin zikaltër është rritur. Për brazilianin që sezonet e fundit është aktivizuar te Galatasaray, çdo objektiv është i arritshëm. Më tej ai përqëndrohet te momentet e vendimit për t’u bashkuar me ekipin e Mancinit.

“Jam shumë i lumtur edhe për familjen time ku prej shumë vitesh flitet vetëm për Interin. Falënderoj Zotin për këtë moment që po kaloj. Me Mancinin kemi fituar te Galatasaray dhe është kënaqësi që do të punoj sërish me një ekspert të tillë. Premtoj se do të punoj shumë. Teknikisht nuk jam përherë në 100 % por do të vrapoj edhe për shokët e skuadrës. Jam i sigurt se tifozët do të jenë përherë në krahun tim për të luftuar të gjithë bashkë”.

Në skemat e Mancinit, braziliani bën pjesë në treshën e mesfushës bashkë me Kondogbia e Guarin, pa harruar edhe Medel e Brozovic të cilët do të jenë zgjedhje të dyta për trajnerin italian.