Fejzullahu: Rryma do të shtrenjtohet për 14-15 për qind, shkak rritja e çmimit të importit dhe inflacioni

E publikuar: 23/03/2023 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n. Kësisoj, rryma duke filluar nga 1 prilli do të shtrenjtohet për rreth 14-15 për qind bazuar në këto tarifa, raporton Ekonomia Online.

Kështu bëri të ditur kryetari i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, i cili tha se rritja e saktë do të dihet në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi, por se ajo llogaritet të jetë përafërsisht 14 deri 15 për qind.

Fejzullahu, për këtë shtrenjtim të rrymës, ka fajësuar rritjen e çmimit të importit, rregullimet që po bëhen në bllokun B të KEK-ut dhe inflacionin.

“Duke marrë parasysh rritjen e çmimit të importit dhe rregullimet në Bllokun B, por edhe inflacionin, ZRrE ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës”.

“Kemi llogaritur se rritja do të jetë 14-15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen tjetër të ZRrE-së”, ka thënë ai.