Fehmi Ferati kundërshton koalicionin VV-AKR në Mitrovicë

E publikuar: 08/11/2017 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fehmi Ferati, ish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, ka dalë kundër koalicionit për balotazh ndërmjet AKR-së dhe VV-së. Ai ka thënë për Express se kjo marrveshje është bërë pa pëlqimin e tij.

“Nuk jam për këtë koalicion. Ky koalicion është bërë pa pëlqimin tim, dhe kjo do të thotë se unë nuk e mbështes atë”, ka thënë Ferati.

“Vendimin për të bërë koalicion me AKR’në e ka marrë kryesia e VV’së. Unë besoj që ky koalicion nuk do t’i sjellë edhe fitore partisë që ka hyrë në koalicion”, është shprehur ai.

Ferati ka treguar se më shumë ka qenë i gatshëm që të hyjë në koalicion me PDK’në.

“Unë më shumë kam qenë i gatshëm që VV të hyjë në koalicion me PDK’në. Po ashtu, unë kam qenë ithtar i asaj që të lihet në dorën e qytetarëve se për kë duan të votojnë”, ka thënë Ferati për Express.