Federata e Volejbollit me dorë të hekurt, deri në 10 vjet suspendim për lojtarët që rrahën tifozët e rinj

E publikuar: 14/12/2024 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Volejbollit e Kosovës ka dënuar ashpër KV Pejën dhe volejbollistët e saj.

Shkak për këto dënime u bë ngjarja në Ferizaj, para disa ditësh, ku lojtarët e KV Pejës u rrahën me tifozët në tribuna.

FVK-ja ka treguar dorë të hekurt ndaj Pejës dhe gjashtë volejbollistëve të saj, duke i dënuar me 10 vite moslojë, e po ashtu edhe me të holla.

Më së keqi e pësuan Arlind Kabashi, Leutrim Mujaj, aë u dënuan me 10 vite moslojë, derisa Agron Nikçi, Kaltrim Berisha, Dardan Husaj me tri vite – sipas vendimit të FVK-së, i siguruar nga “Gazeta Express”.

Gazmend Husaj u dënua me një vit dhe me 500 euro gjobë.