Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”.
AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend.
AGK-ja e fton Federatën që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe medie të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm.