Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i FC Zurich me të cilin Kukeli aktivizohet në Super League të Zvicrës.
Burim Kukelit do t’i duhet të qëndrojë për disa javë jashtë fushe. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi i FC Zurich me të cilin Kukeli aktivizohet në Super League të Zvicrës. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit që luajti për 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” pak ditë më parë është dëmtuar në takimin e kësaj fundjave në Zvicër, ku skuadra e tij Fc Zurich përballej me FC Lucern, skuadër ku luan edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jahmir Hyka.
Kukeli u detyra ta lërë fushën në ndeshjen me Luzernën në minutën e 63-të dhe tanimë i duhet të qëndrojë pa luajtur për disa javë, me kohën e saktë të rikuperimit që ende nuk është specifikuar. Këtë sezon futbollisti 31-vjeçar është aktivizuar në 16 ndeshje në Super League të Zvicrës dhe në 5 takime në Europa League me Fc Zurich për një total prej 1761 minutash.