
Michael Martens
Michael Martens, gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, gazetës së njohur gjermane, u është përgjigjur kritikuesve pasi në një postim më herët tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po bënte prostitucion intelektual vetë poshtërues duke promovuar në ven një dokumentar për Melania Trump, bashkëshorten e presidentit amerikan, Donald Trump.
Martens i është përgjigjur Jasmin Mujanovicit, i cili kërkoi që FAZ të distancohet nga komentet e gazetarit.
“Disa “fluska bore” ende nuk e kanë kuptuar se vitet 2010 kanë marrë fund. Përpjekjet për t’i censuruar ose larguar nga puna njerëzit për mendime legjitime do të dështojnë”, shkroi ai.
Gazetari gjerman përsëriti komentin e tij.
“Prandaj, le ta përsërisim: afrimi me banditët e Trumpit, kur është i shmangshëm (dhe në këtë rast ishte i shmangshëm), është vërtet prostitucion intelektual”.


















