Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka dalur në mbështetje kryeministrit Kurti për takimin në Bruksel.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ndër të tjerash ka shkruar “në përkrahje të Albinit”, teksa ka njoftuar se është duke u nisur për Paris.

“Rrugës për Paris. Të fala Parisit e të fala Berlinit…Në përkrahje të Albinit!”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë takim të nivelit të lartë të hënën në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00, ndërsa në orën 16:15, Borrell do ta takojët presidentin Vuçiq.