Faton Bislimi: Një Diplomat Harvardi me Sfond Studimesh në Zhvillim Ekonomik, për një Kosovë që Premton

E publikuar: 09/02/2021 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Bislimi është tani kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe mban numërin 43 në listën zgjedhore të kësaj partije. Por, kush është Bislimi i LDK-së?

Deri më tani, edhe pse në moshë ende të re, Dr. Faton Bislimi ka arritur që të gjitha ëndërrat dhe premtimet e tij t’i kthejë në realitet – dhe jo vetëm për ambiciet e veta, por edhe për të shumë të rinjëve tjerë të Gjilanit e Kosovës. Lindur e rritur në Gjilan, ai ka kryer shkollimet universitare në dy fakultete njëkohësisht (shkenca kompjuterike dhe matematikë), me bursë të plotë, në kohë rekorde prej vetëm tri viteve në Universitetin e Teksasit në SHBA. Menjëherë pas diplomimit nga universiteti, ai është bërë studenti i parë më i ri i pranuar në Shkollën Postdiplomike të Qeverisjes “John F. Kennedy” të Universitetit më prestigjioz në botë, Harvard, për të magjistruar në Administratë Publike dhe Zhvillim Ekonomik Ndërkombëtar, ku është nderuar me titullin me të rendësishem të kësaj shkolle, Kennedy Fellow. Gjatë studimeve në Harvard, kur ne të njejtin program ishte edhe Vuk Jeremiq, Fatoni u bë i njohur për ballafaqimet e tij me Presidentin Tadiq të Sërbisë asokohe, sa që në Librin e Gjeneratës të Harvardit, Fatoni njihet për “grilling the Serbian President” (për përzhitjen e Presidentit Serb). Pas disa viteve pune profesionale si profesor universitar dhe menaxher në UNDP në Kosovë, ai iu kthye shkollimit të mëtutjeshëm duke bërë edhe një magjistraturë në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dalhousie University në Halifax, Canada, ku edhe ligjëroi në dy universitete atje, dhe në verën e vitit 2020 ka marrë titullin e Doktor Shkence në Shkenca Politike.

Në përkrahje të të rinjëve me ambicie për arsimim kualitativ, Fatoni ka themeluar dhe udhëheq fondacionin e tij arsimor joprofitabil permes së cilit iu ka mundësuar dhjetra të rinjëve të shkollohen në SHBA e Kanada. Disa nga këta të rinjë sot janë yje që po i zbardhin fytyrën gjithë Kosovës, duke shkëlqyer si më të zotët në punën e tyre në korporatat më të mëdha në Amerikë si në Microsoft, Facebook, Intel, West Point, etj. Fatoni është pjesëmarrës dhe ligjerues i shumë konferencave ndërkombëtare, si dhe fitues i një sër çmimesh ndërkombëtare akademike, për lidership, etj., është edhe anëtar i plotë dhe anëtar nderi i shumë organizatave ndërkombëtare e forumeve botërore.

Përvoja e tij profesionale është majft e suksesshme dhe e larmishme. Fatoni ka përvojë edhe në majën institucionale të administrates së SHBA-ve, në Kongresin Amerikan, gjegjësisht në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit. Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ka krijuar lidhje të mira, gjatë punës për çështjen kombëtare shqiptare, me shumë personalitete të shquara amerikane.

Më 2019, Fatoni është bërë Anëtar i Komitetit Strategjik Këshilldhënës për Diplomaci Qytetare pranë German Marshall Fund of the US, si dhe shërben si ekspert në Taskforcën për Migrim pranë THINK20 në kuadër të G20.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Fatoni ishte bartës i listës së LDK-së në Gjilan, dhe mandej kishte shërbyer në pozitën e Shefit të Kabinetit të Kryetarit Haziri. Paraprakisht, nga viti 2015, shërbeu edhe si Koordinator për Marrëdhënje Rajonale në Zyrën e Kryetarit të Gjilanit. Para se të merrte mandatin e parë si Deputet në legjislaturën e kaluar, Fatoni ishte pjesë e ekipit të Joe Biden në fushatën e tij presidenciale “Biden 2020”.

Fatoni ka mëse dy dekada që ka bashkëpunuar me figurat më kryesore të politikës Amerikane përmes Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe llogaritet njeriu me lidhjet më të drejtëpërdrejta me Washingtonin. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Çmimet e Nderit dhe Akademike:

-Çmimi Presidencial për Arritje Jetësore “Presidential Lifetime Achievement Award 2018”, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Washington DC

-Marshall Memorial Fellow 2015-16, German Marshall Fund of the United States

-Anëtar i Përjetshëm i Golden Key International Honor Society

-Bursa “Joseph Armand Bombardier” per Studime Doktorature nga Këshilli Kanadez për Kërkime në Shkencat Shoqërore

-Bursa Presidenciale e University of Alberta

-Bursa Presidenciale e Dalhousie University

-Çmimi për Ekselencë Akademike dhe Lidership, Albanian-American Foundation, New York, USA

-Çmimi për Ekselencë Akademike, Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane, New York, USA

-Çmimi Ndërkombëtar për Lidership, Civic Concepts International, Pragë

-Çmimi për Arritje të Shkëlqyeshme Jetësore, Shoqata Kombëtare e Shkollarëve të Nderit të SHBA-ve, USA

-Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme në Poezi, Shoqata Ndërkombëtare e Poetëve, Florida, USA

-Çmimi për Arritje Jetësore Akademike, Shoqata Akademike e Nderit Alpha Lambda Delta, USA

-Çmimi Jetësor i Anëtarësisë, Shoqata Akademike dhe Shkollore e Nderit të SHBA-ve, Alpha Chi, USA

-Çmimi Ndërkombëtar “Who’s Who” në mesin e Studentëve të Universiteteve Amerikane, Who’s Who, SHBA

-Çmimi “Shkollar Pan-Amerikan”, Akademia Amerikane e Arritjeve, USA

-Bursë e Plotë për Arritje Akademike dhe Merita, Texas Lutheran University, USA

-Bursa “Kennedy Fellowship”, JFK School of Government, Harvard University, USA

-Çmimi Presidencial për Lidership, MPAID Class of 2007, Harvard University, USA

-Anëtar Nderi i Shoqatës Ndërkombëtare të Poetëve, USA

-Anëtar i Samitit Botëror të Rinisë, Bruksel, Belgjikë

-Anëtar Nderi i Shoqatës së Liderëve të Rinj të Traktatit të Atlantikut Verior, Romë, Itali

-Anëtar Nderi i Parlamentit Evropian për të Rinj, Paris, Francë

Libra të Botuar:

Përmbledhje Detyrash nga Matematika për Klasët V-VIII, Prishtinë, 1998

Në Rrugëtim me Kosovën: Tatëpjetat dhe të Përpjetat, Houston, 2006

Newborn Kosova: Some Development and Public Policy Challenges, Houston/Prishtinë, 2009

Kosova: Shteti, Sfidat, dhe Mundësitë, Houston/Prishtinë, 2012

My Kosovo Experience: Perspectives on Europe’s Newest State, Houston/Edmonton, 2013

Politikbërja Publike në Kosovë, AUK, Prishtinë, 2019

The Albanian Rescue of Jews During the Holocaust, The Albanian American Foundation, New York, 2020

Shkrime të Botuara:

-Autor i dy kapitujve akademik në libra universitar të shkencave politike në anglisht të botuar në SHBA

Autor i dhjetrave shkrimeve dhe artikujve nga fusha të ndryshme sociale e ekonomike, të botuara në shtypin shqiptar dhe atë amerikan

Autor i një punimi inovativ në Matematikë, botuar nga revista matematikore Die Wurzel, Gjermani

Ligjerata dhe Prezantime në Konferenca Ndërkombëtare: – Ligjërues në mëse 20 konferenca ndërkombëtare akademike në Evropë, SHBA, Kanada, Meksikë, etj.