Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Faton Bislimi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit ka marr mbështetje nga tri figura të rëndësishme shqiptare me ndikim të madh në SHBA, raporton “Zeri.info”
Me këtë rast Bislimi i cili mban numrin 44 në listën e LDK-së është mbështetur nga Valmir Buca, shqiptari i cili ligjëron në West Point Academy, Tina Ferati e cila është inxhiniere e sigurisë kibernetike në rrjetin social “Facebook” dhe Teuta H. Hyseni e cila është inxhiniere e lartë në kompaninë gjigante “Microsoft”.
Me këtë rast këto tri figura të rëndësishme në Amerikë për sukesin e të cilëve ka kontribuar Bislimi përmes fondacionit të tij, kanë thënë se ai është kandidati i duhur që do të punoj për një të ardhme të ndritur të Kosovës.
“Duke lanë anash çdo preferencë personale partiake, për shoqërinë time dhe njerëzit tjerë qe do të votojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit, dua t’ju njoftojë me Prof. Faton Bislimi. Fatoni për shumë jush besoj që është veçse figurë e njoftur Faton-in unë tashmë e njoh qe 11 vite dhe për herë t’parë e pata njoftu gjatë aplikacionit tim për bursë te plotë përmes programit “Arsimim për paqe”, të aranzhuar nga fondacioni I profesorit Faton Bislimi, progam i cili hapi dyert për dhjetëra kosovarë që të ndiqnin ëndrrën e tyre për studime univerzitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë plot fuqishëm e pa dyshim mund te them qe dinjiteti, dituria, parimet dhe zotësia e Fatonit janë të ralla e të pakrahasueshme. Fatoni ishte çelësi kyç i derës se mundësive për mua, dhe gjatë këtyre zgjedhjeve ju kisha sugjeru pa pik dyshimi te votoni Prof. Faton Bislimi nëse jeni përkrahës i partisë së kandidaturës së tij”, ka shkruar Tina Ferati, inxhinjere e sigurisë kibernetike në “Facebook”.
Kurse Teuta H. Hyseni, inxhiniere e larte në kompaninë “Microsoft” e ka cilësuar Bislimin si kandidatin e vetëm që mund të ndërtoj të ardhmen e Kosovës. “Fatmirësisht, besoj që kem kandidat me potencial të ndryshojnë e të ndërtojnë shtetin e Kosovës. Ndër ta është Dr. Faton Bislimi. Faton Bislimin e kam njohur ne vitin 2008 kur kisha mbaruar shkollën e mesme. Faton Bislimi mbasi përfundoi studimet batchalor në Universitetin Luteran të Teksasit (Texas Lutheran University) arriti të krijoj miqësi dhe fitoj respektin e profesorëve dhe presidentit të këtij universiteti. Si rezultat, atij iu besua programi I bursave “Arsimim për paqë” ku unë jam njëra prej fituesve të këtyre bursave. Ky program mundësoj arsimimin e dhjetra shqipëtareve në këtë universitet me bursa të plota. Edukimi është rruga e vetme për vetë-mjaftueshmërinë, një shansi për tu ngritur mbi rrethanat dhe të arritur diçka më shumë”, ka thënë ajo.
Sipas saj Faton Bislimi ka të gjitha kualifikimet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe ti shërbej të ardhmes së ndritur të Kosovës.
Ndërsa, Valmir Buca, shqiptari i cili ligjëron në West Point Academy, ka thënë se Bislimi është përzgjedhja më e mirë në listat e gjitha partive. “Dua ta shpreh mbështetjen time të plotë për kandidaturën për deputet të Kuvendit të Kosovës, të profesorit Faton Bislimi, përmes fondacionit të cilit unë pata pas fituar bursë të plotë për të mbaruar studimet në Amerikë. Nëse e keni ndarë mendjen ta votoni LDK-në dhe ende jeni të pavendosur me bindje të plotë e them se Fatoni është një nga përzgjedhjet më të mira të LDK-së, por edhe më gjerë”, ka thënë ai.
Deri më tani kandidati nga LDK-ja, ka marrë mbështetje edhe nga shumë politikan amerikan që kanë kontribuar në shtetndëritimin e Kosovës.