Fatmiri e veçon Anxhelinën nga ish-et e tij për një arsye të çuditshme

E publikuar: 27/11/2017 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmir Hysenbelliu dhe Anxhelina Hadërgjonaj përjetuan një histori të bukur dashurie, por që nuk pati një fund të lumtur.

Gjithsesi dy të rinjtë kanë mbetur shokë, dhe nuk e mbajnë mëri njëri-tjetrin.  E ftuar disa kohë më parë në ‘Xing me Ermalin’, Anxhelina tregoi se arsyeja e ndarjes me Fatmirin ka qenë largësia, duke qenë se këngëtarja jeton në Amerikë, e Fatmiri në Tiranë.

Teksa historia e tyre ka kaluar, Fatmiri në një intervistë 60 sekondëshe për Prive, është pyetur se cila nga ish të dashurat e tij ia ka vlejtur. Ai është përgjigjur Anxhelina, pasi ka qenë më e gjata. Anxhelina përveç se e gjatë është edhe një vajzë shumë e bukur…