Aktori Fatmir Spahiu – Bufi, bën të ditur se nuk do të bëhet ministër i Kulturës, përkundër që që ishte propozuar në rastet kur Albin Kurti dhe Glauk Konjufca patën kërkuar votën për kryeministër gjatë bllokadës në tetor të vitit të kaluar.
Spahiu një postim në Facebook, theksoi se nuk do të jetë ministër.
“Përgjigje për të gjithë ju që më keni shkruajtur këto ditë, e sidomos sot. Unë nuk do të jem Ministër i Kulturës”, shkruan Spahiu.
Sonte, po mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të formohet edhe Qeveria e re.

















