Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Isa Mustafa i cili e akuzoi Ramushin për rastin Radoniqi. Limaj në një shënim në Facebook ka theksuar se kjo deklaratë e Mustafës është e ulët, e turpshme dhe një goditje e ulët.
“Kryeministër, tash e sa kohë jeni duke bërë disa deklarata të cilat e kanë tejkaluar kontekstin politik, por kjo e fundit e juaja për “Radoniq” vërtet është e tepruar, është goditje e ultë, është e turpshme…! F.L”, ka shkruar Limaj në FB.