Fatmir Limaj: Isë e Hashim, lirojeni urgjent Albinin

E publikuar: 12/10/2015 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në lidhje me arrestimin e liderit të Vetvendosjes Albin Kurtit, ka reaguar edhe kryetari i Nisma për Kosovën.

Ai në rrjetin e tij social Facebook e ka dënuar arrestimin e bërë nga policia e Kosovës për z. Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.

Në postin e tij thuhet:

”Isë e Hashim, lirojeni urgjent Albinin dhe mos e keqperdorni në këtë formë policinë, ose përndryshe arrestojeni të gjithë opozitën e zërin opozitar në Kosovë.

Ju jeni përgjegjësit kryesor për gjendjen në të cilën e keni sjell vendin.

Ndaleni më këtë dhunë policore dhe presionin mediatik e psikologjik që po ju bëni qytetarëve të vendit.”