Fati i zgjedhjes së Hashim Thaçit president është në duart e dy deputetëve të LDK-së, Anton Quni e Melihate Tërmkolli. Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se nëse këta dy deputetë do të binden, atëherë kuorumi do të bëhet.
“Nëse Tërmkolli dhe Quni marrin pjesë, atëherë në Kuvend do të jenë 81 deputetë, të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin”, tha ky burim.
Pa këta dy deputetë, do të jenë vetëm 79 deputetë, të pamjaftueshëm për zhvillimin e seancës.
Deri më tani është e sigurt se 6 deputetë nuk do të jenë në seancë e ata janë: Vjosa Osmani, Hatim Baxhaku, Adem Salihaj, Shpetim Bulliqi, Gzim Kelmendi dhe Shaip Muja.

















