Farmacia e familjes, ç’duhet të përmbajë

E publikuar: 24/07/2015 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Farmacia e familjes është shumë e rëndësishme.

Sigurisht në raste të caktuara nuk mund të çohemi në mes të natës për një dhimbje koke apo për një gërvishtje, kështu që është mirë që disa gjëra t’i kemi në shtëpi. Sidomos nëse kemi të sëmurë kronikë.

Janë këto disa këshilla se ç’mund të përmbajë farmacia e familjes. Sigurisht, farmacia pasurohet sipas problemeve të veçanta që ka familja. Duhet ditur përdorimi i medikamenteve sipas moshës dhe të kontrollohet herë pas here data e skadencës.

Farmacia duhet të përmbajë:

Termometër
Medikamente për uljen e temperaturës (me bazë paracetamoli dhe ibuprofeni). Në varësi të moshës ato mundet të jenë në formën e shurupeve, suposteve ose kokrrave
Pomadë antialergjike ose për të qetësuar kruarjet e dhimbjet e lëkurës
Medikamente kundër reaksioneve alergjike
Medikamente kundër dhimbjeve
Për ata që kanë kaluar konvulsione: valium, luminal
Medikamente për lirimin e hundëve sipas moshës
Mikroklizma në raste kapsllëku (kush ka fëmijë të vogël)
Ankerplaste të përmasave të ndryshme.
Garza sterile, bende, leukoplast.
Një dezinfektant dhe alkool 76 gradë
/kosovarja/