Faqja zyrtare e Ligue 1 për Zhegrovën: Mbajeni në mend EDON ZHEGROVA

E publikuar: 09/02/2024 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka asnjë dyshim që Edon Zhegrova po kalon një sezon mbresëlënës me Lille.

Ylli kosovar në të gjitha garat këtë sezon numëron 30 paraqitje, tetë gola dhe nëntë asistime.

Vëmendje atij po i kushtohet edhe nga Ligue 1 e Francës.

Faqja zyrtare e kampionatit francez ka bërë një tjetër postim të veçantë për 24-vjeçarin.

“Mbajeni mend. EDON ZHEGROVA”, thuhet në postimin e sotëm, që u shoqërua gjithashtu me flamurin e Kosovës.