Nuk kanë të ndalur kritikat, sajesat dhe sulmet e fansave të Partisë Demokratike të Kosovës, kundrejtë Kryeministrit të koalicionit PAN.
Majlinda Haziri, që në Prishtinë e njohin si vajza ‘in’ e shehrit, nuk ndalet në debatin e nxehtë që po bëhet në rrjetet sociale, se kinsje në një ndejë diku në diskotekat e Kryeqytetit, është sulmuar nga Anita Haradinajn, gruaja e Kryeministrit në largim.
‘Majllo’, ashtu siç e njohin në Prishtinë, edhe pse ka dhënë detaje të tjera se si ka ndodhur ngjarja, po kundërshtohet nga gruaja e Haradinajt.
“ Anita nuk jom rrxu po mke shty me doren tonde e mke gju permi tavoline me plot gota e shishe te birrave . Se kom thir kerkon se kerkush ska pas nevoj me u ule se neja ke super e mire , une kom pas nevoj edhe te kom pyt e mke thon po masnej ma ke qit doren ne shpine e mke gju posht . Skom zor mu shty as me ty as me kerkon”,ka shkruar Majlinda Haziraj.
Në këtë debat është përfshi edhe ish e dashura e gazetarit dhe drejtuesit të portalit Insajder.com, Vehbi Kajtazit, Besa Domi, të cilat janë mikesha vjetëra.
“Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty”, ka komentuar Domi në denoncimin e Majlinda Hazirit të postuar në FB.
“Anita qasaj shoqes qe ti po i referohesh, kom qene une, e mos u shit shume e randsishme se pike se pari nuk je, e s’dyti mu me njeh shume mire. Une te kom pa me syte e mi gjestin qe e ki bo. Pa fije marre! Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty. Une nuk dashta me qu ferka se nuk kom qef ne “shpija” te huja me bo probleme. E ti si nje 40 vjecare, e gruja e kryeministrit ne ikje ishe dashte pak me qene ma e vemendshme e jo me hup veten e me terrorizu njerz perreth. Nese don me u knaqe vec vet, thirre Florin ne Gllogjan, e bindun jom qe vjen me te knu vec ty”, ka shtuar ajo.
Majlinda njihet edhe si fanse e PDK’së, dhe kryetarit të kësaj partie Kadri Veseli. E për infosot.com, një tjetër perzonazh që ishte aty në atë mbrëmje, duke dashur të mbetet anonime, ka thënë krejtë dicka tjetër.
Ky burim i gazetës, thotë se ngjarja ka qenë sajesë, pasi që ngjarja ka krejtë një tjetër verzion.
Rastin nuk e ka lajmëruar fare në Polici por vetëm në rrjetet sociale.
Mirëpo, Anita Haradinaj për Gazetën Express, e ka mohuar duke thënë se nuk ka pasur kurrfarë kontakti fizik me prishtinasen, e ardhur nga Drenica.
“Nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me atë vajzë. Isha në tavolinë me shoqe. Ajo është ulur lartë në një kolltuk. E thirri një shoqe të saj. E kam pa që është rrëzaur. Nuk e njoh atë vajzë dhe nuk kam pasur kurrëfarë kontakti me te”, ka thënë Anita Haradinaj, për Express, të dielën.
Ky është reagimi fillestar i Majlindës në FB:
“Kesh ne Clab n’Zone Clab edhe qysh kesh tu u knaq u pshteta veq pak me pushuu se m’vrajshiin shtikllat(takat), qaty ke edhe gruja e kryeministrit te Kosoves Anita gruja e Ramushit , edhe i kerkova falje i thash veq 5 min se pom vrajn shtikllat(takat) e po pushoj ,edhe skom dit sen o jaran veq kur ma ka dha 1 vervisht ajo “AJO” gruja e Kryeministrit edhe m’gjujti n’tok e n’zuz t’böths jo po n’kokerr t’shpines, nejse me ndihmen e do miqve u qova apet . Veq po du me than “mire qe po na man toka hala “🤷🏻♀️”, ka treguar Haziraj, versionin e saj.
“Anitë mos u qudit se une nuk rrej as nuk m’vjen marre qe mke rrxu , marre duhet met ardh ty”, ka shtuar ajo.