Shumë mendojnë që emri i vajzës është Butterfly (flutur). E këtë mendimin nuk e kanë pa baza. Kylie dhe Travis kanë bërë tatuazh nga një flutur secili, pak kohë më parë; për më tepër, ai ka dhe një këngë të quajtur “Butterfly Effect”.

Më e vogla e Kardashians duket se i ka përdorur shumë fluturat së fundmi. Pak muaj më parë, ajo postoi këtë foto në Instagramin e saj, ku mbante në duar unaza me flutura ngjyrë rozë.
E gjithashtu në videon që postoi ku tregonte shtatzëninë e saj, viheshin re fluturat në dhomën e të porslindurës e po ashtu dhe në qafën e Kyliet; ajo shfaqej shpesh me varësen e saj me flutura.

















