Një 30-vjeçare nga Ferizaj është raportuar se është zhdukur sot në orët e paraditës. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët re saj. Ata në rrjetet sociale po kërkojnë ndihmën e qytëtarëve për ta gjetur Shkurte Ramadanin, e cila jeton në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj.
Siç njofton Armend Ramadani, ajo ka dalë nga shtëpia sot në mëngjes. 30-vjeçarja e cila sipas familjarit vuan nga depresioni, ka të veshur një palë pizhama të bardha me lule.
“Ju lutem kush e sheh në Ferizaj, le të lajmëroi policinë, ose le të lajmërohet në kete numër 044667964.”