Familjarët e viktimave pas dënimit me 15 vjet burg të Pleskoviqit: Të dënohet përjetë

E publikuar: 31/07/2025 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e viktimave pas aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit dhde dënimit të tij me 15 vjet burg për krime lufte në Prizren, e vlerësuan dënim të butë dhe kërkuan dënim të përjetshëm të Pleskoviqit.

“Ata duhet përjetë, ai po paraqitet që s’i kanë gjuajt vëllaznitë e mi. Ai Milloshi është. Ai mi ka masakru vëllaznit. Pak asht ajo, shumë duhet, jo vetëm ai, krejtve. Ai i ka mbytë krejt. Nuk janë vetëm vëllaznit e mi, nëna ime që sa vjet është t’u kajtë. Duhet shumë. Pak asht drejtësia, nuk është në nivel, duhet më shumë”, tha Ganimete Daçaj, motra e viktimave.