Dhjetëra familjarët të ish luftëtarëve të UCK-së në betejën e Kumanovës, të mbështetur nga organizatat e luftës, veteranët, studentët, miqtë, bashkëluftëtarët e familjarëve tanë janë duke mbajtur protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Mentor Vishasela, familjar i Fatlum Vishaselës, i vrarë më 9 maj në Kumanovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës që të përpiqet për kthimin e trupave të familjarëve të tyre, transmeton zeri.info
Ai ka thënë se grupi i Kumanovës kanë shkuar në Maqedoni që të luftojnë për çlirimin e shqiptarëve atje të cilët, sipas tij, po vuajnë nën sistemin qeverisës së Maqedonisë.
“Kërkoj na Qeveria e Kosovës të marrë masa për lirimin edhe të të burgosurve”, ka thënë Vishaseva. /Zëri/