Pas qarkullimit të lajmit se njëri nga protagonistët e grupit të Kumnovës, Komandat Malisheva ka tentuar të vetëvritet në burg, i menjëhershëm ka qenë reagim i familjarëve të tij. Konkretisht, vëllai i tij, ka reaguar në FB duke e quajtur këtë lajm fabrikim të maqedonasve.
“Derisa mbrëmë ata kishin ndërsyer falangat e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, sot fabrikojnë lajme për tentim vetëvrasje të burgosurve të betejës së Kumanovës.” ka shkruar Alban krasniqi, vëllai i Komandant Malishvës.
Ky është reagimi i plot i tij:
Nga regjimi shtypës maqedonas nuk pritet më mirë. Derisa mbrëmë ata kishin ndërsyer falangat e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, sot fabrikojnë lajme për tentim vetëvrasje të burgosurve të betejës së Kumanovës. Të vrasin, të helmojnë, të mbajnë gjallë për të të vrarë prapë. Shqiptarët në Maqedoni të mos shohin ëndrra për jetë më të mirë dhe të drejta për pa u organizuar politikisht dhe pa vepruar ashpër si tërësi kundër shtypjes së përditshme të shtetit artificial maqedonas i cili u krijua mbi kurriz dhe shtypje të shqiptarëve.