Familjarët e gylenistëve shkojnë tek ambasada e Turqisë, i vëzhgon Policia e Kosovës (Foto)

E publikuar: 30/03/2018 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e gjashtë gylenistëve të arrestuar dje në Kosovë janë duke qëndruar këto momente (ora 19:30) tek Ambasada e Turqisë në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi ndaj arrestimit të familjarëve të tyre.

Aty janë parë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët janë duke vëzhguar nga afër këtë situatë. Ndryshe, gjatë ditës së sotme, të njëjtit kishin takim zyrtarë me kabinetin kryemisnitrit Haradinaj.

Këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka pritur në takim familjarët, të cilët kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion për anëtarët që prej arrestimit të tyre në mëngjesin e së enjtes. /Indeksonline/

TEMAT: