Familjarët e gjejnë pa shenja jete të miturin në Reçan të Prizrenit, policia e cilëson si “vdekje e dyshimtë”

E publikuar: 29/11/2025 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i mitur është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij dje në fshatin Reçan të Prizrenit.

Viktima ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh.Reqan, Prizren 28.11.2025-20:30. Raportohet se nga familjaret është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i mitur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”