Një familje pesë anëtarëshe nga SHBA-të, kanë hequr dorë nga jeta urbane për të jetuar në rulotë që vazhdimisht është në lëvizje.
Mary dhe Alex Herlocker nga Charleston i Karolinës së Jugut, jetojnë brenda rulotës mbi tetë metra të gjatë së bashku me tre fëmijët Georgi, Margo dhe Jasper si dhe dy qentë, transmeton Telegrafi.
Herlocker siguronë kafshatën e gojës për familjen, duke nënshkruar kontrata me spitale të ndryshme nëpër SHBA për të punuar si infermier.
Ai fiton rreth 20 mijë funte duke punuar 12 javë në muaj me një orar 12 orësh.
Kjo u ka siguruar të mira materiale që të udhëtojnë nga Colorado, Utah, Arizona, Nevada, California dhe Baja në Meksikë. /Telegrafi/