Familja kërkon ndihmë për kthimin e kufomës së 23 vjeçarit në Kosovë, vdiq se nuk i mbijetoi sëmundjes

E publikuar: 29/01/2021 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 23-vjeçar, Shkelzen Kasumi nga Vushtrria ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Familja është duke kërkuar ndihmë për kthimin e kufomës.

Kështu u bë e ditur nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl, përmes një postimi në Facebook.
Sot me 29/01 vdiq Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te sherohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjindet ne Kosovë kerkon ndihmen nga çdo bamirës qe t’ua kthejmë kufomen. Ndihmat do te pranohen nga Ragip Ademii (daja) kontakti: +33 6 05 54 30 06.

Afati i fundit te shtunen ora 18:00

Ngushllime familjes “, thuhet në njoftimin e tyre.