Nga Bali Lestrani
Familjet emblematike Jashari dhe Kiqina janë mbi partitë politike për vetë faktin sepse gjatë tërë jetës së tyre ishin simbol i qëndresës dhe rezistencës kombëtare, pavarësisht rethanave politike të krijuara në vend.
Identifikimi i një pjese të lidershipit të korruptuar shtetëror dhe partiak, sigurisht që është një motiv shtesë për hyrjen në politikë të dy kandidatëvë për kryetar komune z. Bekim Jashari në Skenderaj dhe Fejzi Kiqina në Drenas.
Nga pyetjet e shumta që ju kanë bërë këtyre dy figurave atdhetare, ja edhe përgjigjet më të sinqerta të tyre (citatet)
Bekim Jashari: Konsideroj që kandidimi im për kryetar të Komunës është vetëm përgjigje e kërkesës së qytetarëve të Skenderajt. Pse vendosa ti përgjigjem qytetarëve të mi, lidhet me dashurinë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit tim (kandidat i pavarur)
Fejzi Kiqina: është shprehur qartazi se do t’i përgjigjet thirrjeve të qytetarëve për përgjegjësi më të madhe politike. “Duke ndier obligim moral e politik; duke e parë situaten kaotike në të cilën jemi katandisur ne si komunë; duke dashur që Drenasit t’ia rikthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur, dua të ju njoftoj se i jam futur garës për kryetar komune, si i nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje!
Familjet e këtyre dy kandidatëve sikur edhe vetë këta kanë qenë gjithmonë të angazhuar në veprimtari për çlirimin e vendit, dhe tani pas këtyre arsyeve të tyre shumë domethënëse, populli i Kosovës në veçanti i Drenicës ka për obligim moral e atdhetar për përkrhaje të tyre.
Në kushte normale të gjithë kandidatët e tjerë që kanë hyrë në garë përballë këtyre dy kandidatëve shumë serioz dhe të përgjegjshëm kanë bërë një vepër jo të mirë, por e kanë shancën jetike që të tërhiqen nga gara në mënyrë që më vonë pastaj mos të ndihen të turpëruar
Sigurisht që arsye shtesë për këta kandidat që kanë hyrë në këtë garë politike është edhe për vetë faktin sepse ndërlidhet me dashurinë dhe ndjenjën e borxhit ndaj vendit që është në këtë gjendje.
Personalitete të mëdha historike sikur këta dy kandidat sigurisht që kanë marrë vendim të tillë në përputhje me nevojat e gjendjes aktuale në vendet e tyre.
,,Ditë të mira po vinë për qytetarët e këtyre dy komunave nën udhëheqjen e Bekim (Hamëz) Jasharit-Skenderaj, dhe Fejzi (Rrahman) Kiqinës-Drenas, të cilët kandidat i kanë të gjitha kapacitetet e duhura, intelektuale, profesionale, njerëzore dhe kombëtare për të udhëhequr.
Duke u bazuar në këto veprime, arsyetime të këtyre dy kandidatëve, disa njohës të ndryshëm të politikës madje kanë parashikuar se në një të ardhme të afërt mund edhe të lind nevoja e një iniciative të re politike të përfaqësuar nga vetë familjarët e dëshmorëve
Hyrjen e tyre në politikë unë e shoh si diçka pozitive e që mund të ndryshoj zhvillimet, por edhe përfaqësimet në përgjithësi, sepse ka nevojë që Drenica të ngris nivelin e seriozitetit sidomos në përfaqësimin institucional.
Mund të marrim shumë shembuj të ngjashëm nëpër botë të aktivizimit të familjeve të mëdha që kanë hyrë në politikë në rrethana të caktuara për të dalur nga krizat e krijuara nga politikan të pa përgjegjshëm(siç thuhet se ka qenë familja Bush në SHBA, por edhe raste të tjera).
Familja Jashari që tashmë, jo vetëm për shkak të asaj çfarë ka bërë në luftë, por edhe seriozitetit, kontributit dhe ngritjes së vlerave pas luftës, mund të quhet lirisht një institucion i Kosovës, i cili pse jo edhe të jetë aktivisht në vendimmarrje.
Këto dy familje gëzojn respekt të madh në shoqërinë shqiptare pasi kontributi i tyre për çlirimin e Kosovës ishte i madhë.
Mbështetja e këtyre dy kandidatëve për tu bërë udhëheqës komunal është jetike dhe mbi të gjitha është nder për të gjithë, mbase përveç tjerash do të kemi përfaqësim më të dinjitetshëm në përgjithësi, ndërsa për kandidatët është edhe një përgjegjësi shtesë.
Shëndet dhe suksese për kandidatët!
(Autori është veprimtar)