Familja e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk ka pranuar ende asnjë lajm zyrtar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për Lashtakun. Këtë e ka bërë të ditur djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”
“Të nderuar dashamirë, Ju njoftojmë, se ne si familjar nuk kemi asnjë lajm zyrtar, jemi informuar vetëm përmes portaleve elektronike! Ne jemi në pritje të një vendimi zyrtar dhe të drejtë!”, ka shkruar Mërgim Lushtaku.
Mediat në vend kanë raportuar se Apeli ka vendosur që Sami Lushtakut t’i hiqet dënimi për akuzën për vrasje.


















