Ndarja e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo nga modelja ruse Irina Shayk nuk po suportohet dot nga familja e tij.
Motra e madhe, Elma Aveiro Caires ka krahasuar largimin e modeles me “vdekjen”.
E pyetur për ndarjen e vëllait të saj nga Shayk, Elma, 41- vjeç ka thënë se për të dhe familjen është mjaft e vështirë
Ne po përpiqemi ta kalojmë të gjithë sëbashku largimin e Irina-s nga jetët tona, ka thënë 41-vjeçarja.
Për sa i përket Cristiano-s ajo ka thënë se ai nuk preferon ta kometojë ndarjen e tij me familjen.
Për momentin ai është i lumtur, ka përfunduar Elma.
E kontaktuar nga MailOnline, modelja ruse Irina Shayk ka refuzuar të komentojë në lidhje me reagimin e motrës së futbollistit.