Familja Çapja në Elbasan i ka dërguar një mesazh të gjitha mediave shqiptare.
Mesazhi është dërguar nga Ardjan dhe Ermira Çapja ku shkruajnë: “Koha që mediat të marrin përgjegjësinë e së vërtetës. Mediat mos të spekulojnë me të vërtetën, pasi deri tani kemi vuajtur nga shtrembërime të së vërtetës në të kaluarën”.
“Te nderuar zoja dhe zotri te mediave. Ne emer te familjes Ardjan Ermira capia, dhe te ligjit. Ju kerkojmë te mos spekulloni me te verteten dhe lajmin. Ne te kaluaren familja jonë ka vuajtur shtremberime te se vertetes. Ka ardhur koha qe mediat te marrin pergjegjësin e se vertetes”. Me respekt Ardjan Ermira Çapja”, thuhet në letrën e Çapajve.

















