Gjithcka mund të thuhet për sezonin e Radamel Falcaos te Manchester United, por kurrsesi nuk mund të ektiketohet i suksesshëm. I mbërritur në “Old Traford” në formë huazimi nga Monaco, sulmuesi kolumbian mendohej se do të formonte një tredhëmbësh të frikshëm përkrah Rooneyt dhe Van Persit, por statistikat e 29-vjecarit tregojnë se është shumë larg atij futbollisti që ishte ndër më të vlerësuarit në treg.
Në Premier League ka arritur të shënojë vetëm 4 gola, shumë pak për një sulmues përfitoi një rrogë prej 12 milionë eurosh. “Djajtë e Kuq” vendosën të mos e blinin kartonin e tij, duke e detyruar të kthehet në Principatë. Gjithsesi, kolumbiani i cili do të jetë i imopenjuar në Kupën e Amerikës me përfaqësuesen e Kolumbisë, nuk shqetësohet shumë për të ardhmen.
“Me këtë cështje po merret menaxheri im, unë jam i përqendruar vetën në Kupën e Amerikës”
Nuk përjashtohet mundësia që “El Tigre” ta vijojë karrierën në Premier League nën urdhrat e Jose Mourimhos te Chelsea.
“Kalova një sezon shumë të vështirë, por tifozët gjithmonë më kanë mbështetur. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua.”
Falcao mund të jetë i zhgënjyer nga United, por kurrsesi nga Premier League, duke u dhënë një sinjal të qartë bluve të Londrës. Nëse Mourinho e thërret, Falcao do të përgjigjej pozitivisht.