Lajmet

Fajon: Kosova përmbushi më shumë kritere për liberalizim se sa vendet e Ballkanit

16.06.2016 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fajon: Kosova përmbushi më shumë kritere për liberalizim se sa vendet e Ballkanit

Komisioni për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme i Parlamentit Evropian të enjten ka zhvilluar debatin e parë për raportin për heqjen e vizave për Kosovën, në procesin e dhënies së pëlqimit për një gjë të tillë pasi kohë më parë Komisioni Evropian kishte thënë rekomandimin.

Draft raporti për këtë është përgatitur dhe prezantuar sot nga deputetja Sllovene Tanja Fajon, e cila është caktuar të jetë raportuese për procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian,Tanja Fajon, në paraqitjen e saj ka rikujtuar se Kosova ka përmbushur 90 kritere në proces, që është shumë më tepër sesa kriteret të cilat kanë qenë për vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës në këtë moment mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 4 shtete dhe se ky izolim duhet të hiqet edhe përmes liberalizimit të vizave.

Edhe pse ka thënë se kushti që i është vënë Kosovës që të ratifikojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e zi ka qenë kusht shtesë, ajo ka bërë thirrje që marrëveshja të ratifikohet dhe ka rikujtuar deputetët e Parlamentit Evropian se qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta bëjë një gjë të tillë.

Duke adresuar shqetësimet e disa shteteve për pasojat eventuale në rast të heqjes së vizave për Kosovën, Fajon ka thënë se autoritetet e Kosovës tashmë kanë në funksion një sistem të duhur të dhënies së dokumenteve me standarde të larat të sigurisë dhe se po ashtu vendet anëtare të Bashkimit Evropian do t’i kenë në dispozicion mekanizmat për suspendimin e shpejtë të regjimit pa viza në raste të keqpërdorimeve.

Edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian i cili ka marrë pjesë në këtë debat ka pohuar se Kosova është duke arritur përparim edhe në dhënien e dëshmive për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.

Deputetët evropianë tani mund të japin amendamente në raportin e Fajon dhe pritet që ai të votohet para pushimeve në verës në Komisionin përkatës, për t’u votuar eventualisht në seancë plenare në vjeshtë.

Liberalizimi i vizave është një proces në të cilin me rekomandim të Komisionit vendimin e marrin vendet anëtare në Këshill dhe Parlamenti Evropian, transmeton rel.

Në të dyja këto institucione të BE-së është duke vazhduar procesi, por nuk duan të përmendin afate kohore se kur mund të ndodhë edhe heqja formale e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje