Fajon: Ka zëra në Komitetin LIBE për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën

05.09.2016 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fajon: Ka zëra në Komitetin LIBE për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se ka përpjekje të grupeve të caktuara politike, kryesisht të Partisë Popullore Evropiane, që të shtyjnë procesin e votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të paraparë për të hënën pasdite, vonë.

Ajo tha se shpreson se votimi për raportin për Gjeorgjinë dhe Kosovën “do të ndodh” dhe se “Kosova do të marrë një porosi të fuqishme”.

Nuk e di se cilat janë procedurat por ka përpjekje të grupeve të caktuara politike të EPP-së (European People’s Party) për të kërkuar shtyrjen”, tha Fajon duke shtuar se me votimin “do t’i përçohej një porosi e fuqishme Kosovës, sot, se ne jemi mbështetës por dy kriteret e mbetura duhet të përmbushen përpara se të shkojmë në seancë plenare”, tha raportuesja e posaçme për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komiteti LIBE vendos për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian pritet që të hënën, pasdite vonë, të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Përmes kundërshtimesh të një numri vendesh anëtare të BE-së, që edhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, LIBE pritet që të votojë, ndërsa një rezultat i pafavorshëm do të shtynte të gjitha proceset për Kosovën për një periudhë të pacaktuar.

Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtuar pas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksuara për shkak të, siç thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje”, por nënvizuan se votimi në LIBE do të procedohet pavarësisht.

Të dy raportueset kërkuan nga Kosova që t’i përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi.

Një Komitet për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë kishte nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mospërmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Votimi në Komitetin LIBE qe paraparë të bëhej në korrik të këtij viti, por u shty për 5 shtator, me shpresën se politikanët e Kosovës do të arrijnë një pajtueshmëri për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi,.

Votimi në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen që ka ngjallur një varg kundërshtimesh të opozitës, u pezullua, meqë Qeveria e Kosovës e tërhoqi projektligjin e saj me arsyetimin e “mungesës së kushteve”.

Në rrugë, qindra protestues, të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thanë se do të kundërshtojnë në vazhdimësi marrëveshjen që konsiderohej si e dëmshme për Kosovën.

Megjithëse demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u vendos si kusht për një proces të rëndësishëm për qytetarët e vendit, udhëtimin e lirë pa viza në Evropë, udhëheqësit politikë në vend nuk arritën një pajtueshmëri ndërmjet vete për ta ndihmuar këtë proces.

Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë liberalizimin e vizave, pavarësisht se udhëheqësit e institucioneve të vendit kanë paralajmëruar fundin e vitit si mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Por, afateve kohore u ka dhënë fund komisionari i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i cili i tha Radios Evropa e Lirë se çdo gjë “ende varet nga vendimet e Kosovës”, duke lënë të kuptohet se ky vit mund të mos jetë vit i liberalizimit të vizave. Ai theksoi se një standard nuk është përmbushur, duke shtuar se “ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë”.

“Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu siç duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj i takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme”, tha komisionari Hahn.

Komisioni Evropian në fillim të muajit maj hapi rekomandimin e tij për liberalizim të vizave me Kosovën, duke theksuar dy kushtet e rëndësishme: demarkacionin me Malin e Zi dhe thellimin e luftës kundër korrupsionit, transmeton rel.

Me tërheqjen e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur do ta riprocedojë në Kuvend sërish dhe nëse do të arrijë paraprakisht një marrëveshje me opozitën për këtë çështje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

Trump: Të mos ngutemi për marrëveshjejen me Iranin, koha është në anën tonë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Pacolli tha se VV e mbrojti Kosovën nga ajo dhe të tjerë, Çitaku: Marri e llojit të vet

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Rama e paralajmëron Parkun Memorial dhe Bibliotekën “Ibrahim Rugova”: Buxheti është nda, punimet nisin shpejt

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i ri i AAK-së

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Sokol Haziri akuzon Qeverinë për “blerje vote” me 100 euro: Po manipulohet vullneti i qytetarëve

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’