Një spot i përgatitur nga policia e Hungarisë si pjesë e një fushate kundër dhunës seksuale ndaj femrave ka shkaktuar më shumë zemërim, sesa sensibilizim.
Në spot shihen tre vajza, që bëjnë qejf në një klub nate.
Njëra prej tyre përdhunohet, ndërsa spoti mbyllet me një mesazh: “Ti mund të bësh diçka për këtë, ti mund të bësh diçka kundër kësaj”.
Por shumë aktivistë të shoqërisë civile thonë se video është një teprim, pasi bën fajtore viktimat.
Ata thonë se vidoja nxit urrejtjen ndaj grave.
Për këtë arsye, ata i kanë shkruar një letër të hapur kësaj policie, duke kërkuar heqjen e videos.
Por policia vazhdon të këmbëngulë se është pikërisht kjo sjellje dhe ky komunikim i femrave të reja, që nxit dhunën.