“Shqiptarët e Kosovës dhe të Metohisë , me ndihmën e Perëndimit , e krijuan shtetin e dytë shqiptar në Ballkan. Në Maqedoni po ndodhë e njëjta. Në Mal të Zi po flitet për autonomi të shqiptarëve , ashtu edhe jugu i Serbisë po kërkojnë autonomi shqiptare”- shkruajnë gazetat serbe.
Serbët janë panik : “A ono što su učinili na Kosmetu, Albanci se spremaju da učine i u Makedoniji, Crnoj Gori i Grčkoj. Oni se enormno množe, pa i milom i silom asimiluju druge. “ ( Dhe ashtu si u bë me Kosovën , ata (shqiptarët fxh ) përgatiten t`a bëjnë edhe në Maqedoni , Mal të Zi dhe Greqi ) “ Shqiptarët shumohen në mënyrë të paparashikueshme dhe me dhunë i asimilojnë të tjerët.
Por serbët e kanë një shpresë :” Posa të thyhet kurrizi i imperializmit amerikan , shteti i Kosovës do të rrënohet si shtëpia prej letrave”
“E dini – shkruan shtypi serb që Kosova është ngritur në territoret shekullore serbe? E dini që ata e trajtojnë Kosovën si shtet Shqiptar , sepse ashtu iu pëlqen ?
Serbët janë në frikë të madhe nga zgjimi shqiptar , nga vetëdijesimi historik i shqiptarëve. Serbët e kanë humbur kontrollin njerëzor , sepse me veglat e veta në tokat tona nuk iu shkoi për dore të arrijnë qëllimin e tyre , prandaj edhe shkruajnë “ Shqiptarët po thonë që e kanë hisen e tyre në Serbi , Mal të Zi , Greqi dhe Maqedoni . Ata thonë që janë autokton , trashëgimtaret gjenealogjik të ilirëve , bile edhe të Pellazgëve , dhe se Ballkani është i tyre ; Nëse ia arrijnë kësaj do ta përvetësojnë edhe Europën”
Qëllimet serbe me ndihmën e “islamit “ dhe pseudoshkencëtarë shqiptarë ,posaçërisht në 15 vjetshin e fundit u munduan të na bindin në variantet e tyre historike për ne. Ne nuk lëshuam pe. Ja se çka shkruajnë : ” E gjithë shkenca e vërteton që shqiptarët nuk janë autokton dhe se nuk kanë asnjë lidhshmëri gjenealogjike me ilirët e as me pellazgët ( T`iu kujtoj Oliver Shmittin dhe Myzafer Korkutin ,fxh ). “ dhe për habinë tonë edhe vazhdojnë kështu ; “ Bile edhe historiani i tyre Hasan Kaleshi dokumentonte që shqiptarët në Kosovë para okupimit turk ishin vetëm 4-5 % e popullsisë së atëhershme ( hoxhallarët na thoshin se nuk ishim as 1 % , fxh )
Të vazhdojmë me mrekullitë serbe , tani e paska shpikur një termin të ri që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjeve të Shqiperisë së 1912 -tës , janë “ Diasporë “ Nga ana e tyre një emërtim i
“qëlluar “ . Paramendoni të dashurit e mi shqiptar- mohues sikur ky përkufizim etnik të pranohej në Europë ? Paramendoni ju shqiptar- shkërdhyes ,se çdo të ndodhte me ne ?
Serbët në publikimet e tyre na e dhurojnë edhe këtë “ kompliment: “ Shqiptarët janë të indoktrinuar me historinë e tyre të falsifikuar dhe me fundamentalizmin e tyre islamik . Shqiptarët për ditë e më shumë po bëhen elementi më agresiv i Ballkanit ; që moti , me shekuj ishin të përkëdhelurit e turqve , ata kanë qenë gjithmonë bashkëpunëtorë të të gjithë okupuesve të Ballkanit . Ata kanë luftuar në jugun e Gadishullit Arabik dhe Jemen për sulltanët turq. Ata kanë bashkëpunuar me Hitlerin kundër serbëve”
Pra , edhe këto ishin fjalët dhe “krenaria” e jonë e 10-15 vjetshin të fundit . A po jo ?
Edhe serbët edhe shqiptaro-mohuesit i pengon historia dhe e vërteta :” Ne zaboravite da oni afirmišu tezu da su izgradili i Vatikan, i Pariz, i London. “
Të dalim edhe tek kërkesa e jonë që Kosova të futet në Unesko ; serbët janë kategorikisht kundër dhe plotë panik shkruajnë : “ Kultura shqiptare është shumë e varfër edhe në Shqipëri , sa për Kosovë mos të flasim. Ata nuk kanë asnjë monument të tyre historik . Nëse e shikojmë nëndheun e nën ujin e Shqipërisë ajo flet vetëm greqisht. latinisht dhe serbisht. Shqipja është e pa njohur. Edhe Skënderbeu nuk ishte shqiptar ( sikur lubonjat dhe xhamitë ) . Edhe Naim Frashëri i tyre nuk ishte shqiptar , ai ishte vllah . (Srbo-Crnogorci su postavili temelje albanologije, albanskog pisma i jezika. Glavno književno delo u prozi albanskih Kosovaca i same Albanije napisao im je jedan Srbo-Crnogorac, koga su u znak zahvalnosti odrali živog.)
Pra serbët na i paskan vuar themelet e historisë, albanologjisë , shkrim-leximit shqip ??????
“ Rreziku shqiptar është shumë i madh -shkruajnë serbët : “Treba znati da jedan dobar deo Albanaca nisu Albanci i, kako rekoh, oni su gori i od samih Albanaca. Sa autentičnim Albancima treba da se sporazumemo na bazi međunarodnog zakona o dijaspori. Treba da im svim silama da tražimo poštovanje i primenu tog zakona. Ako se budu preduzele ove mere, mislim da ni Balkanu ne preti kakva opasnost od Albanaca. U suprotnom, ne samo Balkan, već i Evropa, ubrzo će biti ugrožena, jer se Albanci enormno množe, pa i milom i silom asimiluju druge.”
Ja pra juve që deshët të na ndërroni edhe historinë me urdhrin e turkut ,e shihni që kjo ishte kërkesë serbe,dhe bashkëpunimi serbo -turk ende vazhdon .