Me 56 vota pro dhe asnjë kundër, Fadil Vokrri është zgjedhur kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas Kuvendit Zgjedhor.
Ai kështu e ka fituar edhe një mandat tjetër 4-vjeçar, ndërsa Komiteti Ekzekutiv mbetet i njëjti.
Të pranishëm kanë qenë 56 nga 59 delegatët në total, ku vetëm Prishtina ka bojkotuar.
Prezent ishin edhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Sylejman Demollari dhe Vasil Bic.