Fadil Kqiku merr drejtimin e gjigantit gjerman Bayern Munich

E publikuar: 21/05/2020 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sukseset e shqiptarëve nëpër botë vazhdojnë edhe në sporte tjera, jo vetëm në futboll.

Së fundmi një hap të madh në karrierën e tij të pasur e ka bërë edhe trajneri i hendbollit nga Gjilani, Fadil Kqiku i cili ka marrë drejtimin e Bayern Munich.

Gjilanasi që ka qenë një hendbollist i famshëm në Kosovë, do të drejtojë ekipin e parë të hendbollit të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Kqiku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.

Në një prononcim për Telegrafin, Kqiku që ka qenë edhe trajner i Kombëtares së Kosovës, është shprehur shumë i lumtur me këtë kontratë të re.

“Kam nënshkruar kontratë me Bayernin 3+2 vite në ekipin e parë, konkurrencën e meshkujve në hendboll”.

“Deri më tani ka ecur shumë mirë dhe kontrata është tri vjeçare, por nëse kemi suksese atëherë vazhdohet automatikisht edhe për dy vite të tjera”.