Të Enjten Facebook nisi aplikimin e disa ndryshimeve në mënyrën sesi filtrohen postimet dhe videot në News Feed.
Shefi ekzekutiv Zuckerberg tha se një seri ndryshimesh priten në dizajnin e rrjetit social më të madh në botë.
Ndryshimi i filtrave në News Feed do të bëhet për të nxjerrë në pah postimet e miqve dhe familjes duke reduktuar sasinë e përmbajtjeve nga publikuesit dhe markat.
Facebook, kompani e cila posedon katër aplikacionet mobile më popullore në botë përfshirë Instagram, prej vitesh u ka dhënë prioritet materialeve të përzgjedhura nga algoritmet si më interesantet për përdoruesit.
33 vjeçari Zuckerberg tha se kjo nuk ka për të ndodhur më. Ky ndryshim i qasjes së rrjetit social pritet ti nxisë njerëzit të përdorin më shumë rrjetin social.
Reklamimi në Facebook nuk do të ndikohet tha zëvendës presidenti i rrjetit social John Hegeman.
Kompania vazhdimisht është kritikuar për algoritmet e saj që jo radhë herë u kanë dhënë prioritet lajmeve të rreme, dhe i tillë ishte rasti i zgjedhjeve presidenciale. /PCWorld Albanian