Facebook-u ia mbyll faqen, Çitaku reagon nga Twitteri: Kjo është qesharake

E publikuar: 13/02/2022 15:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se rrjeti social Facebook ia ka mbyllur faqen e saj në këtë platformë.

Çitaku ka shkruar në Twitter se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat.

Por ajo tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, ndërsa e ka quajtur qesharak vendimin e Facebook.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi Çitaku.