Facebook ka filluar testimin e mesazheve që vetë-shkatërrohen për të inkurajuar përdoruesit të publikojnë më shumë statuse.
Në përpjekje për të fituar përdoruesit të cilët kanë filluar të zhvendos drejt platformave si Snapchat dhe Twitter, Facebook është gati të shtojë një opsion të tillë.
Sipas Buzzfeed ky opsion quhet “temporary profile status.” Prej kohësh rrjeti social kërkon mënyra sesi ti angazhojë përdoruesit e saj nisur nga shqetësimet se janë më të prirur të publikojnë në Snapchat sesa platformat e Facebook.
Së fundi kompania lançoi historitë ikonike të Snapchat në Messenger dhe kanë rezultuar një përpjekje thuajse e pasuksesshme.
Gjithashtu solli videot Live të cilat kanë rezultuar më popullore. Mbetet e paqartë data kur Facebook do ti ofrojë statuset vetë-shkatërruese për të gjithë përdoruesit por është e konfirmuar se po testohen.
“Jemi duke testuar një përditësim i cili lejon përdoruesit të ndajnë statuse të përkohshme në profilet e tyre duke u treguar miqve të tyre sesi ndihen në moment,” tha Facebook. /PCWorld Albanian