Një lajm të mirë për të ‘fiksuarit’ pas përdorimit të kamerës, gjatë komunikimit me të dashurit e tyre.
Facebook shton funksionin e thirrjeve me video në aplikacionin e tij të pavarur ‘Messenger’, si një përpjekje për të nxjerrë jashtë ‘loje’ programet ‘Skype’, ‘FaceTime’ apo aplikacionet e tjera të ngjashme.
Ky funksion aktualisht është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e aparateve iOS dhe sistemit operativ Android. Përdoruesit mund të bëjnë thirrje me video me miqtë e tyre, edhe nëse një prej tyre përdor një telefon iOS Apple dhe tjetri ka një aparat Android.
“Sot ne kemi futur video-thirrjet në Messenger. Tani ju mund t’i keni ballë për ballë miqtë tuaj dhe të dashurit tuaj gjatë kohës që bisedoni me ta”, tha shefi i ‘Messenger’, Stan Chudnovsky.
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/facebook-shton-opsionin-video-call-ne-messenger/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright