Planet e Facebook për të hyrë në botën e mesazheve private përfshijnë edhe një softuer desktop. Kompania tha ditën e sotme se do të sillte Messenger, aplikacionin popullor të komunikimit, në Mac dhe Windows në fund të 2019-ës.
Lajmin Facebook e dha në konferencën e zhvilluesve F8 në San Jose të Kalifornisë. Sot ekzistojnë shumë më tepër përdorues mobile sesa desktop dhe ritmi i rritjes së këtyre të fundit ka rënë ndjeshëm. Megjithatë Facebook ka menduar edhe punonjësi të cilët shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës në kompjuter me një aplikacion të dedikuar.
Lëvizja mund të ndihmojmë Messenger të gjenerojë fitim duke e bërë vend më atraktiv për bizneset që duan të blejnë reklama. Kompania do të shtojë mjete biznesi dhe ta shndërrojë në kanal kryesor për marketingut dhe shërbimin e klientit për bizneset.
Versioni desktop do të përfshijë thirrje audio, video, video në grup dhe funksione të tjera të cilat janë të disponueshme në versionin mobil.
Me shumë gjasa do të bazohet në ueb aplikacionin Messenger.com i cili ka shërbyer si alternativë përveç komunikimit nga Facebook.com.
Si përdorues të rregullt të Messenger.com, jemi të kënaqur që një version desktop po vjen. Aplikacionet desktop janë në testime dhe do të mbërrijnë globalisht në fund të vitit. /PCWorld Albanian