Facebook Messenger tashmë mund të përkthejë mesazhe mes gjuhës Spanjolle dhe Angleze si pjesë e një funksioni të ri të përkthimi prezantuar në konferencën e zhvilluesve F8.
M Translations i bashkohen funksioneve të M Suggestions të cilët janë pjesë e Messenger në formën e replikave të shpejta, anketave dhe shpërndarjes së vendodhjes.
Funksioni i përkthimit duhet të jetë i disponueshëm në SHBA dhe Meksikë dhe automatikisht njeh kur një mesazh nuk është në gjuhën e përdoruesit.
Më pas boti M i Messenger do të shfaqet dhe ofron përkthimin e mesazhit.
Funksioni ka qenë i disponueshëm për transaksionet në Marketplace ndërsa tani për të gjitha bisedat standarde.
Aktualisht përkthimet funksionojnë vetëm për dy gjuhët e lartpërmendura ndërsa Facebook po punon për të shtuar gjuhë të reja. /PCWorld Albanian