Facebook: Jo më profil pa identitet, rrezikoni fshirjen

E publikuar: 15/09/2015 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social Facebook vazhdimisht bën ndryshime përsa i përket mirëmbajtjes së faqes.

Duke filuar nga muaji i ardhshëm, inxhinierët e Facebook do të vendosin një limit kohor për fotografinë tuaj të profilit.

Kjo do të thotë që nuk mund të mbani më një profil anonym ose me foto që nuk tregojnë fytyrën tuaj.

Ende nuk është caktuar se sa do të jetë limiti kohor për të ndryshuar fotografinë tuaj të profilit.

Nëse nuk përditësoni këtë foto brenda afeteve që do të përcaktohen, atëherë fotografia juaj do të “skadojë”, që do të thotë se do të fshihet automatikisht. Për të shmangur këtë gjë, vetë kompania ju vjen në ndihmë.

Kur jeni në limitet e afatit, Facebook do t’ju njoftojë përmes një sinjalizimi se ka ardhur koha për të ndryshuar fotografinë tuaj.